Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga TETRA TECH DPK

Kryesuesi Çoçaj priti në takim përfaqësues nga TETRA TECH DPK

Prishtinë, 18.02.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, priti në takim konsulenten për hulumtim nga Tetra Tech DPK, Florije Manaj-Zogaj, e angazhuar në projektin e ardhshëm të USAID, Justice Matters.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth aplikimit të thirrjes së USAID dhe aktiviteteve të planifikuara të cilat ndërlidhen me punën e Tetra Tech duke përfshirë identifikimin e nevojave dhe caktimit të prioriteteve për përkrahje nga USAID për një periudhë të ardhshme.