KGJK mbështet Forumin e grave gjyqtare e prokurore të Kosovës

KGJK mbështet Forumin e grave gjyqtare e prokurore të Kosovës

Prishtinë, 03 dhjetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj ka pritur në takim Kryesuesen e Forumit të grave gjyqtare e prokurore të Kosovës, Hidajete Gashi dhe Zv. Kryeprokuroren e Shtetit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina.

Gjatë këtij takimi është biseduar për ngritjen e bashkëpunimit të Forumit me KGJK-në, rreth të cilit  Kryesuesi Çoçaj i siguroi të pranishmet se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të KGJK-së.

FGJPK synon të fuqizojë praninë e grave në sistemin e drejtësisë, në veçanti të gjyqtareve dhe prokuroreve, si dhe krijimin e një ambienti, ku gratë do të kenë mundësinë dhe mbështetjen për pjesëmarrje aktive dhe avancimin e grave në sistemin gjyqësor.