Diskutohet integrimi i Projektit NCCR në KGjK

Diskutohet integrimi i Projektit NCCR në KGjK

Prishtinë, 23 Tetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti në takim Shefin e Bashkëpunimit, Luigi Brusa, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bashkëpunëtorë dhe Udhëheqësen e Ekipit te Projekti për Evidencën Penale, Yolanta Christova.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth Sistemit Qendror të Evidencës Penale, më konkretisht, hapat që Këshilli dhe gjykatat duhet të ndërmarrin për të siguruar se sistemi i krijuar me mbështetjen e Zyrës së BE-së ne Kosovë do të jetë funksional dhe do të mirëmbahet nga gjyqësori edhe pas përfundimit te projektit.

Kryesuesi Çoçaj, theksoi se përdorimi i sistemit është shumë i rëndësishëm për sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit tonë. Njëkohësisht, konfirmoi se Këshilli është i vendosur që të ofrojë të gjithë mbështetjen e duhur për gjykatat në mënyrë që programi elektronik i Evidencës Penale të vazhdon të përdorët nga punonjësit e sistemit gjyqësor dhe do të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme për ta lehtësuar tranzicionin.

Pjesëmarrësit u pajtuan që bashkërisht të realizojnë vizita të përbashkëta nëpër gjykata, në mënyrë që të monitorohet nga afër përdorimi i sistemit.

Nga ana tjetër, Brusa çmoi bashkëpunimin e KGjK-së dhe tha se mbështetja e gjyqësorit edhe me projekte tjera është prioriteti i Zyrës së BE-së, prandaj ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmën.