Diskutohet procesi i Projektit të Kodit Civil

Diskutohet procesi i Projektit të Kodit Civil

Prishtinë, 04 Tetor 2019 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skënder Çoçaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit të Kodit Civil, dekanin e Fakultetit Juridik të Prishtinës, Haxhi Gashi dhe eksperten e këtij projekti, Jadranka Vojinoviç.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i zhvillimeve të reja të Kodit Civil si dhe organizimi i trajnimeve përmes Akademisë së Drejtësisë, me qëllim që të zbatimit sa më të lehtë nga institucionet e drejtësisë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skënder Çoçaj, ka falënderuar përfaqësuesit e projektit për ofrimin e ndihmës dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim. ‘Ne jemi përballë me ndryshime të shpeshta të ndryshimit legjislativ që në praktik kemi hasur në probleme të mëdha, për këtë arsye këto trajnime janë të rëndësishme’ – tha në mes tjerash Çoçaj.

Nga ana tjetër, dekani Gashi, informoi të pranishmit që në vijim të këtij projekti shihet të përgatitet edhe një komentar që në të ardhmen të mbetët në duar e zbatuesve të këtij Kodi.

Projekti, ka për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë në veçanti mbështetje të një Kodi Civil modern dhe përmirësimin e kornizës ligjore.