Projekti SMIL filloj trajnimin e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special për përdorimin e sistemit SMIL

Projekti SMIL filloj trajnimin e gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special për përdorimin e sistemit SMIL

Me datë 12 Shtator 2019, në Gjykatën Themelore Prishtinë – Departamenti Special, kanë filluar trajnimet gjyqtarëve të këtij departamenti për përdorimin e sistemit SMIL.

Numri i gjyqtarëve të cilët priten të trajnohen pranë këtij departamenti është gjithsejtë gjashtë, ndërsa trajnimi i tyre pritet të përfundoj brenda dhjetë ditëve.

Po ashtu, me rastin e trajnimit të gjyqtarëve të Departamentit Special, është paraparë edhe regjistrimi i lëndëve të vjetra në sistem, numri i të cilave arrin në gjithsej 200 lëndë.