Gjykata Themelore Prishtinë filloj implementimin e SMIL për Lëmine Civile

Gjykata Themelore Prishtinë filloj implementimin e SMIL për Lëmine Civile

Pas implementimit me sukses të SMIL për Lëmine Penale, me datë 15 Gusht 2019, në Gjykatën Themelore Prishtinë ka filluar edhe implementimi i SMIL për Lëminë Civile.

Numri i stafit i cili pritet të trajnohet për përdorimin e SMIL për lëmine civile pranë kësaj gjykate është gjithësejt 50, ndërsa numri i lëndëve të vjetra civile për tu regjistruar në sistem është 21,967 lëndë.

Trajnimet e stafit të GJTH Prishtinë për lëmine civile pritet që të zgjasin deri në fund të muajit Nëntor 2019.