Komunikat për Media

Komunikat për Media

Talin/Estoni, 29 qershor 2017 – Në kuadër të bashkpunimit të projektit për zhvillimin Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) për gjykata dhe prokurori dhe projektit “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë” KoSEJ, përfaqësues të sitemit prokurorial dhe atij gjyqësor të Kosovës, me ndihmën e projektit KoSEJ po marrin pjesë në një vizitë studimore mbi drejtësinë kibernetike në Estoni.

Qëllimi i vizitës studimore është të shihet se si prokuroritë dhe gjykatat në Estoni e përdorin sistemin informativ në punën e tyre të përditshme.

Gjithashtu, do të shohin se si Estonia ka arritur të zhvillojë dhe të zbatojë me sukses një sistem të tillë të avancuar në një periudhë të shkurtër kohore.

Gjatë kësaj vizitë studimore pjesëmarrësit e institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës do të njoftohen me rolin dhe aktivitetet e Qendrës së Regjistrave të Sistemeve të Informacionit estonez, zgjidhjet elektronike të përdorura në sistemin gjyqësor, procesi gjyqësor “pa letër”-qasja ndaj statistikave gjyqësore, qasja digjitale në drejtësi dhe procedurat gjyqësore digjitale, si dhe për praktika tjera të funksionimit të sistemit elektronik në sistemin e drejtësisë së Estonisë. Interesim i veqant ka qenë në funksionet e sistemit të numrit unik të lëndës dhe shpërndarjes automatike të lëndëve për gjykatësit dhe prokurorët përmes sistemit elektonik, pasi këto funksione do të jenë edhe në sistmein e ri të SMIL që është duke u zhvilluar në vendin tonë.

Në këtë vizitë studimore, kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të KGJK dhe KPK dhe kryetarët e gjykatave themelore si staf i projektit të SMIL.