KGJK mbanë takimin me anëtarë të rinj

KGJK mbanë takimin me anëtarë të rinj

PRISHTINË, 21 korrik 2016 – Është mbajtur takimi i njëqind e pesëdhjetë e nëntë (159) i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor z.Nehat Idrzi.

Anëtarët e porsaemëruar, Anita Prenaj Krasniqi, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Skënder Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe Nenad LLaziq, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, sot morën pjesë në takimin e radhës si anëtar të KGjK-së,

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë shqyrtuar dhe aprovuar ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 01/2015 mbi rolin dhe veprimtarinë e Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL.

Po ashtu, në këtë takim u caktuan anëtarët e Komisionit për Rekrutim sipas Rregullores (05/2016) për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve.

Si pikë e rendit të ditës ishte edhe caktimi i anëtarëve të Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve sipas Rregullores (06/2016) për ndryshimin e Rregullores nr. 01/2014 për procedurën e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve.

Anëtarët e KGjK-së aprovuan pilot projektin për zgjidhjen alternative të kontesteve në Gjykatën Themelore  në Prishtinë si Gjykatë pilot, duke konsideruar si projekt shumë të rëndësishëm.

Gjithashtu, po në këtë takim u miratuan edhe kërkesat për transferimin e gjyqtarëve.

Këshilli, u njoftua me disa çështje aktuale në gjyqësorin e Kosovës si dhe miratoi edhe disa vendime të tjera me rëndësi nga fushë  kompetenca e vet.