Diskutohen planet e punës së SKGjK-së për vitin 2020

Diskutohen planet e punës së SKGjK-së për vitin 2020

Prishtinë, 15 janar 2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti në takim udhëheqësit e njësive të Sekretariatit të KGjK-së

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i të arriturave dhe sfidave të secilës njësi të SKGjK-së gjatë vitit 2019. Poashtu, udhëheqësit e njësive të SKGjK-së, kanë raportuar për punën dhe angazhimet e tyre gjatë vitit 2019, si dhe planifikimet e tyre për vitin 2020.

Me këtë rast, pritet të përfundohet plani i punës për vitin 2019 si dhe plani i ri i veprimit për rastet e korrupsionit, ku Kryesuesi Çoçaj ka kërkuar angazhim edhe më të madh gjatë këtij viti në realizimin e detyrave në bazë të përgjegjësive që i kanë udhëheqësit, me qëllim të ngritjes së efikasitetit.