Me datë 08 korrik 2019 ka përfunduar me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra për lëmine penale në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Skenderaj.
Regjistrimi i lëndëve të vjetra penale ka filluar me datë 02 korrik 2019 dhe është bërë nga ekipi i udhëhequr nga një referent dhe një praktikantë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, duke arritur që për 5 ditë pune t’i regjistrojnë 281 lëndë të vjetra në sistem.