KGJK ka përzgjedhur 6 gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

KGJK ka përzgjedhur 6 gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit

Prishtinë, 4 korrik 2024 – Po mbahet takimi i 328-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast në kuadër të procesit të avancimit për gjyqtarë, Këshilli ka avancuar 6 gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarëve: Valbona Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Kymete Kicaj, në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjyqtarët në fjalë do të fillojnë punën nga data 1 shtator 2024.