Ilire Vitija caktohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Ilire Vitija caktohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 4 korrik 2024 – Po mbahet takimi i 328-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast është miratuar propozimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama, për caktimin e nënkryetares së kësaj gjykate.

Këshilli caktoi gjyqtaren Ilire Vitija, nënkryetare të Gjykatës Themelore në Prishtinë.