Romë, 12-14 qershor 2024 – Me ftesë të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ), zëvendës kryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku dhe kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, Teuta Ibrahimi, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të vitit 2024, e cila po mbahet Romë.
Tema e përgjithshme e Asamblesë së Përgjithshme për këtë vit është “Qasja në Drejtësi”, ku mes tjerash po diskutohet për praktikat më të mira nga vende të ndryshme.