U mbajt takimi i 48 i Grupit Punues të Përdoruesve (GPP) të Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL)

U mbajt takimi i 48 i Grupit Punues të Përdoruesve (GPP) të Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL)

Sot me datë 13 qershor 2024, u mbajt takimi i 48 i Grupit Punues të Përdoruesve (GPP) të Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL). Veçori e këtij takimi ishte përbërja e re e GPP-së prej 15 anëtarëve, e cila edhe është miratuar nga KGJK.

Në këtë takim, përbërja e re e Grupit Punues të Përdoruesve diskutuan për metodologjinë dhe caktimin e prioriteteve për avancimin e sistemit për gjykata.

Pas diskutimeve të bëra u zgjodh edhe kryesuesja e re e GPP-së, znj. Mirlinda Bytyqi – Rexhepi, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e cila pas zgjedhjes me votat unanime të të gjithë anëtarëve tha që do angazhohet së bashku me anëtarët e tjetër të jap më të mirën e saj jo vetëm në zhvillimin dhe avancimin e SMIL por edhe në përmirësimin e gjyqësorit në përgjithësi.