Mbahet takim i përbashkët me Misionin Vlerësues të TAIEX për Lirinë e Shprehjes në Kosovë

Mbahet takim i përbashkët me Misionin Vlerësues të TAIEX për Lirinë e Shprehjes në Kosovë

Prishtinë, 12 qershor 2024 – U mbajt sot takim i përbashkët në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Misionit vlerësues të TAIEX për Lirinë e Shprehjes, me qëllim të koordinimit dhe trajtimit të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.

Qëllim i misionit është vlerësimi i gjendjes së Kosovës në drejtim të mbrojtjes efektive të lirisë së shprehjes, me fokus të veçantë në funksionimin e Komisionit të Pavarur për Media dhe gjendjen e lirisë së shprehjes në veri të Kosovës.

Përmes bashkëpunimit me institucione të tjera relevante dhe organizatave ndërkombëtare, KGJK dhe gjykatat janë të përkushtuara për krijimin e një mjedisi ku liria e shprehjes respektohet dhe mbrohet, me qëllim të promovimit të një shoqërie demokratike dhe të hapur në Kosovë.