Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur seancën plenare të radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur seancën plenare të radhës

Prishtinë, 6 qershor 2024 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur seancën plenare të parë të këtij komisioni, me përbërjen e re të anëtarëve.

Kryetarja e Komisionit, mes tjerash, i ka njoftuar anëtarët e rinj të komisionit, se vlerësimi i gjyqtarëve bëhet në pajtim me parimin e ligjshmërisë, objektivitetit, transparencës dhe barazisë, me qëllim që të garantohen mundësitë e barabarta dhe të drejta për zhvillim të karrierës së gjyqtarit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, u bë ndarja e dosjeve për vlerësimin e gjyqtarëve sipas metodës RANDOM.