Sekretariati i KGJK-së dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar nënshkruajnë marrëveshje të mirëkuptimit për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

Sekretariati i KGJK-së dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar nënshkruajnë marrëveshje të mirëkuptimit për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

Prishtinë, 3 qershor 2024 – Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), kanë nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, në kuadër të projektit “Përfshirja në tregun e punës e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë”.

Marrëveshja e mirëkuptimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe përfaqësuesja nga FKAK, Saranda Uka, të cilët vlerësuan se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara, për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe mbështetës për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja për punësimin e një personi me aftësi të kufizuar, i papunë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë. 

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit dhe përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke ofruar mundësi të barabarta punësimi.