Kryesuesi i KGJK-së priti në takim përfaqësues nga Misioni i Bankës Botërore

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim përfaqësues nga Misioni i Bankës Botërore

Prishtinë, 3 qershor 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim përfaqësues nga Banka Botërore, Klaus Decker, Specialist i lartë i sektorit publik dhe Ermal Vila, Specialist i qeverisjes, si dhe Menaxherin e Programit nga Zyra e Bashkimit Evropian, Nicola Scaramuzzo.

Gjatë këtij takimi, u diskutua përmirësimi i performancës së sistemit gjyqësor në Kosovë në kontekst të anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian. Diskutimet u përqendruan në objektivat e projektit, që synon të përmirësojë njohuritë dhe të dhënat mbi performancën gjyqësore, duke forcuar dialogun për politikat e drejtësisë. 

Kryesuesi Zogaj theksoi gatishmërinë e KGJK-së për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën Botërore, në drejtim të përmirësimit të sistemit gjyqësor dhe harmonizimit të tij me standardet evropiane, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si hap të rëndësishëm për zhvillimin e drejtësisë në Kosovë.