Mbahet takimi i 326-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 326-të i KGJK-së

Prishtinë, 30 maj 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar takimin e 326-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës.

KGJK ka miratuar:

  • Rregulloren për klasifikimin e vendeve të punës për nëpunësit civil në administratën e sistemit gjyqësor;
  • Vendimin për kompensimin mujor të anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve; vendimin për kompensimin mujor të anëtarëve të Komisionit për kompensimin e dëmit të personave të dënuar ose të arrestuar pa arsye; vendimin për kompensimin mujor të anëtarëve të Panelit për Lirim me Kusht si dhe vendimin për kompensimin mujor të Komisionerit për mbikëqyrjen e procesit të përgjimeve të komunikimeve elektronike;
  • Rregulloren për procedurën disiplinore për nëpunësit në administratën e sistemit gjyqësor;
  • Rregulloren për themelimin e marrëdhënies së punës me kontratë për një periudhë të caktuar në administratën e sistemit gjyqësor;
  • Rregulloren për orarin e punës dhe pushimet në administratën e sistemit gjyqësor;
  • Rregulloren për transferimin e nëpunësve në administratën e sistemit gjyqësor;
  • Rregulloren për metodën elektronike të  përzgjedhjes së administratorit të falimentimit;
  • Udhëzuesin për normën e punës së bashkëpunëtorit profesional;
  • Propozimin e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, lidhur me pagesën e diferencës në pagë për gjyqtarët e:
    • Dhomave së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale;
    • Departamentit Special;
    • Departamentit të Krimeve të Rënda;
    • Departamentit për të Mitur;
    • Departamentit Administrativ dhe
    • Divizonit për Kundërvajtje;
  • Emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Zenel Leku, në pozitën Kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa;
  • Emërimin e anëtarëve në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, nga radhët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore;
  • Propozimin e listës me mentorë për Akademinë e Drejtësisë, për gjyqtarët me mandat fillestar të cilët do të ushtrojnë funksionin e tyre në Gjykatën Komerciale dhe gjykatat themelore;
  • Shpalljen e konkursit për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, si dhe caktuan komisionin vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve;
  • Caktimin e Aziz Sylejmani, në pozitën ushtrues i detyrës së Administratorit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga data 3 qershor 2024 deri në një vendim tjetër të KGJK-së;
  • Anulimin e konkurseve për administratorë në Gjykatën Komerciale, Gjykatën Themelore në Prizren, Gjykatën Supreme, Gjykatën Themelore në Pejë dhe Gjykatën Themelore në Gjilan, të shpallura me vendim të KGJK-së, deri në miratimin e Rregullores së re për Procedurën e rekrutimit për zgjedhjen dhe themelimin e marrëdhënies së punës për administratorët e gjykatave;
  • Listën shtesë për emërimin e 17 gjyqtarëve porotë, në disa gjykata themelore me degë përkatëse;
  • Themelimin e grupit punues për Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Lëndëve;
  • Shpalljen e konkursit për certifikim dhe emërim për përkthyes dhe/apo përkthyes dhe interpretë gjyqësorë për çiftet e gjuhëve:
    • Shqip – Serbisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Anglisht dhe anasjelltas;
    • Serbisht – Anglisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Boshnjakisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Kroatisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Gjuha Rome dhe anasjelltas;
    • Serbisht – Gjuha Rome dhe anasjelltas;
    • Shqip – Turqisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Gjermanisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Frëngjisht dhe anasjelltas;
    • Shqip – Italisht dhe anasjelltas dhe
    • Shqip – Arabisht dhe anasjelltas.
  • Themelimin e komisioneve përzgjedhëse për testimin dhe vlerësimin e kandidatëve;
  • Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit KGJK.nr.82/2022, sa i përket përbërjes së Komisionit përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për certifikimin dhe emërimin e përkthyesve për 2 çifte të gjuhëve;
  • Listën e kandidatëve potencial për anëtarë të komisionit ad hoc.