KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 21 maj 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, me dy pika të rendit të ditës:

1. Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24;
2. Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/03/2024/GJTHGJL-AD.GJTH.GJL.nr.5/24;

Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore.

Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit.

Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar.