Përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe shërbimit korrektues, po qëndrojnë për vizitë studimore në Kopenhagë

Përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe shërbimit korrektues, po qëndrojnë për vizitë studimore në Kopenhagë

Kopenhagë, 29 prill – 1 maj 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryesuesen e Panelit për Lirim me Kusht (PLK), Valdete Daka dhe anëtarë të PLK-së, po mbajnë takime me përfaqësues nga Departament për Drejtësi, Polici dhe Siguri (DDPS) në Kopenhagë.

Gjatë këtyre takimeve, po diskutohet lidhur me zhvillimin dhe zbatimin e politikave të drejtësisë, sigurisë publike dhe sistemit korrektues në Kopenhagë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale dhe korrektuese, si dhe informimit mbi procesin e sistemit danez të lirimit me kusht, nga kërkesat fillestare deri në trajtimin përfundimtar të tyre. Mes tjerash, delegacioni do të njihet me mënyrat e mbikëqyrjes dhe trajtimit të rasteve për lirim me kusht, përfshirë procesin e rivendosjes, monitorimin elektronik të personave të liruar me kusht, si dhe çështjeve të tjera me rëndësi.

Delegacioni nga Kosova dhe përfaqësuesit danez, theksuan vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, me qëllim të avancimit të sistemit gjyqësor dhe shërbimit korrektues të Republikës së Kosovës.