KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për 12 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

KGJK merr vendim për shpalljen e konkursit për 12 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 23 prill 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimit e 325-të, ka miratuar shpalljen e konkursit për rekrutimin e 12 pozitave të lira për bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional si dhe Komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.