Prishtinë, 19 prill 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për ngritje në detyrë në pozitën e një gjyqtarit në Departamentin Special në Gjykatën e Apelit.
Si proces transparent, intervistimin e kandidatëve e kanë monitoruar përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Lëvizja FOL.