Prishtinë, 17 prill 2024 – Zëvendës Kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Arjeta Sadiku dhe Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, morën pjesë në tryezën ndër institucionale në mes të KGJK-së, Gjykatës Komerciale dhe Ministrisë së Drejtësisë, organizuar nga Oda e Përmbaruesve Privat me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth koordinimit ndër institucional, sfidave me të cilat po përballet sistemi i përmbarimit privat, si dhe përgjegjësive të secilit institucion në tejkalimin e tyre.
Zëvendës kryesuesja Sadiku dhe Kryetari Tutuli, gjatë fjalimit të tyre theksuan rolin e institucioneve të drejtësisë në adresimin e sfidave dhe funksionimin e mirëfilltë të sistemit përmbarimor.
Ndër të tjera, Zëvendës kryesuesja Sadiku tha se KGJK mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit ndër institucional si dhe në adresimin e sfidave të sistemit përmbarimor, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe besueshmërisë së qytetarëve në drejtësi.