KGJK, pjesë e takimit koordinues për trajtimin e sistemit të ndërmjetësimit në Kosovë

KGJK, pjesë e takimit koordinues për trajtimin e sistemit të ndërmjetësimit në Kosovë

Prishtinë, 17 prill 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin koordinues lidhur me projektin për fuqizimin e ndërmjetësimit në Kosovë, i cili po financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Oda e Ndërmjetësuesve, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Akademia e Drejtësisë, Ambasada Amerikane, Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, USAID dhe IKD, me ç’rast u diskutua edhe mbështetja e ekspertëve nga FMCS përmes projektit për fuqizimin e ndërmjetësimit si dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Ndërmjetësimin.

Kryesuesi i KGJK-së, shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e KGJK-së në zhvillimin e profesionalizmit në ndërmjetësim, me qëllim që të rritet efikasiteti i punës në këtë fushë si dhe standardit profesional të ndërmjetësuesve.