Prishtinë, 17 prill 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, Afrim Shala, me bashkëpunëtorë kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë pritur nga U.D. i Kryetarit të kësaj gjykate, Bekim Veliqi, gjyqtarët e lëmisë civile, administratoren e gjykatës, ndihmës administratorët e degëve në Skenderaj dhe Vushtrri, si dhe stafi i gjykatës.
Gjatë takimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, u diskutua për planin e veprimit për procesin e monitorimit të kualitetit të të dhënave dhe barazimit të lëndëve gjyqësore në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) si dhe efikasiteti i lëndëve në fushën civile, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve elektronike për qytetarët të cilët marrin shërbime nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj.
Kryesuesi i KGJK-së, kërkoi angazhim nga gjyqtarët dhe stafi për përmirësimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të këtij procesi, me ç’rast ka theksuar mbështetjen e KGJK-së në këtë drejtim, me qëllim të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.