Po mbahet punëtoria e KGJK-së dhe degëve të gjykatave, e organizuar me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi

Po mbahet punëtoria e KGJK-së dhe degëve të gjykatave, e organizuar me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi

Prishtinë, 16 prill 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me mbështetjen e Projektit të USAID për Drejtësi, ka organizuar punëtori lidhur me zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025 si dhe administrimin e gjyqësorit, me qëllim të rritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor.

Në këtë punëtori, po marrin pjesë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, gjyqtarët mbikëqyrës të degëve të gjykatave themelore, përfaqësues të SKGJK-së si dhe përfaqësues të projektit.

Punëtoria ka në fokus të diskutimit shqyrtimin e çështjeve, si: përgjegjësitë e gjykatave për zbatimin e Strategjisë për Ekzekutime; veprimet e gjykatave për zvogëlimin e lëndëve në kundërvajtje dhe ekzekutimin e vendimeve penale dhe të kundërvajtjes; kualiteti i të dhënave në degë të gjykatave; performanca e degëve të gjykatave; masat dhe veprimet që ndikojnë në efikasitetin e degëve të gjykatave, dhe çështje të tjera.