Mbahet takimi i parë i Forumit të Grave Gjyqtare

Mbahet takimi i parë i Forumit të Grave Gjyqtare

Prishtinë, 15 prill 2024 – Kryetarja e Forumit të Grave Gjyqtare, Valdete Daka, ka mbajtur sot takim njoftues me anëtaret e bordit të forumit, me qëllim të adresimit të çështjeve që lidhen me misionin e forumit si dhe koordinimit të aktiviteteve që synojnë rritjen e ndikimit të këtij forumi.

Gjatë takimit, u diskutua lidhur me strategjitë për forcimin e rolit të grave gjyqtare në vendimmarrje dhe planet për iniciativat e përbashkëta, me ç’rast u kërkua angazhim aktiv dhe i përbashkët për një sistem gjyqësor më të drejtë dhe më të besueshëm për të gjithë.

KGJK mbetet e përkushtuar për mbështetjen e barazisë gjinore në sistemin gjyqësor si dhe përfaqësimin gjinor në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.