Kryesuesi i KGJK-së priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Prishtinë, 12 prill 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey, me të cilën diskutuan rreth aktiviteteve të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë si dhe prioritet e KGJK-së.

Mes tjerash, u diskutua rreth aktiviteteve të gjykatave, bashkëpunimit me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë si dhe përpjekjet e vazhdueshme të KGJK-së drejt përmirësimit të gjyqësorit. 

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj ka falënderuar znj. Hennessey për mbështetjen si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.