Përfaqësues të sistemit gjyqësor, po qëndrojnë për vizitë në Këshillin Gjyqësor në Norvegji

Përfaqësues të sistemit gjyqësor, po qëndrojnë për vizitë në Këshillin Gjyqësor në Norvegji

Oslo, 4 – 6 prill 2024 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së dhe Drejtori i Departamentit të TIK, po mbajnë takime me Administratën Gjyqësore të Norvegjisë dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtëm Norvegjeze.

Gjatë takimeve është diskutuar rreth të arriturave të KGJK-së dhe të gjykatave për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemeve elektronike me theks të veçantë Sistemin për Menagjimin Informativ të Lëndëve (SMIL), që është financuar nga Qeveria Norvegjeze. 

Kryetari dhe Kryesuesi siguruan përfaqësuesi e gjyqësorit dhe të Qeverisë Norvegjeze se përdorimi i përditshëm dhe avancimi i SMIL, mbetet ndër prioritetet kryesore të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës. Sistemi SMIL, vlerësohet si mekanizëm i domosdoshëm për funksionimin e gjykatave, përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe që lehtëson qasjen në gjykata nga institucionet dhe qytetarët.  

Pas sukseseve të arritura bashkërisht, bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të SMIL-it, deri në arritjen e qëllimit strategjik të KGJK-së për digjitalizimin e plotë të punës në gjykatë, gjyqësori pa letër, dhe ofrim të shërbimeve online për qytetar. 

Përfaqësuesit e Shtetit Norvegjez ri-theksuan vlerësimin për bashkëpunim me sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe interesimin për të vazhduar mbështetjen me qëllim që sistemi elektronik të avancohet edhe më shumë.