Fillojnë punën 22 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Fillojnë punën 22 bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 2 prill 2024 – Pas përmbylljes së suksesshme të procedurave ligjore të rekrutimit, gjykatave të Republikës së Kosovës i janë shtuar 22 bashkëpunëtorë profesional, për gjykatat:

  • Gjykata e Apelit: 8 bashkëpunëtorë profesional;
  • Gjykata Themelore Prishtinë: 4 bashkëpunëtorë profesional;
  • Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Lipjan: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Podujevë: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Gllogoc: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Prizren: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Prizren, dega në Suharekë: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Gjilan: 2 bashkëpunëtorë profesional;
  • Gjykata Themelore Gjilan, dega në Kamenicë: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Pejë, dega në Deçan: 1 bashkëpunëtor profesional;
  • Gjykata Themelore Gjakovë, dega në Rahovec: 1 bashkëpunëtor profesional;

Edhe gjatë këtij procesi rekrutues, KGJK ka pasur parasysh parimin e barazisë gjinore, ku nga numri total i bashkëpunëtorëve profesional, prej tyre janë 13 femra apo 59.1% dhe 9 meshkuj apo 40.9%.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, iu uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, si dhe theksoi se plotësimi i këtyre pozitave do të ndikojë në avancimin e sistemit gjyqësor.

Zogaj shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në gjykatat e vendit.