Mbahet takimi i 323-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 323-të i KGJK-së

Prishtinë, 29 mars 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 323-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Anëtarët e KGJK-së miratuan:

  • Raportin e Punës për Sistemin Gjyqësor të Republikës së Kosovës për vitin 2023;
  • Strategjinë për Gjykatën Komerciale për vitet 2024-2025, përveç pjesës për ndërlidhjen e Sistemit SMIL me Sistemin për menaxhimin e lëndëve përmbarimore (EMS), deri në vlerësimin e kritereve nga Departamenti i TI-së në SKGJK;
  • Listën përfundimtare të kandidatëve të përzgjedhur për bashkëpunëtor profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilët do të fillojnë punën me datë 2 prill 2024;
  • Ndryshimin e Planit të Punës së Gjykatës Themelore në Pejë për vitin 2024, me numër GJ.A.nr.70/2024;
  • Rizgjedhjen e Kryetares së Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, deri në përfundim të mandatit si anëtare e Këshillit;
  • Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit KGJK.nr.439/2023, sa i përket përbërjes së Komisionit për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën e Apelit;
  • Njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK për pensionimin e një gjyqtari në Gjykatën Themelore në Gjilan;
  • Shpalljen e konkursit të brendshëm për 3 pozita të lira për gjyqtarë të lëmisë civile, në Gjykatën Supreme, me ç’rast themeluan panelin për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve si dhe komisionin për rishqyrtimin e ankesave të kandidatëve;

Gjatë takimit, Kryetari i Gjykatës së Apelit ka prezantuar Raportin për rishpërndarjen e lëndëve civile në Gjykatën e Apelit për vitin 2021 dhe 2022.