Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore ka miratuar opinionin e radhës

Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore ka miratuar opinionin e radhës

Prishtinë, 27 mars 2024 – Komiteti Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore (KKEGJ) duke vendosur lidhur me kërkesën e një gjyqtari të gjykatës së Republikës së Kosovës, ka dhënë Opinionin Këshillëdhënës KKEGJ.Nr.nr.1/2024 për standardet etike të zbatueshme, të sjelljes së gjyqtarit jashtë zyrës së tij, me theks të veçantë për pjesëmarrje në lojëra të ndryshme shpërblyese.

Konkluzioni përfundimtar i Opinionit KKEGJ.Nr.1/2024:

KKEGJ, vlerëson se në bazë të legjislacionit në fuqi dhe të rregullave të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtar, gjyqtari apo anëtarët e ngushtë të familjes së tij, gjatë tërë kohës së mandatit të tij, duhet të përmbahen nga pjesëmarrja në lojërat e organizuara shpërblyese edhe nëse ato janë të ligjshme, të cilat mund të organizohen nga kushdo qoftë, biznes, subjekt apo person juridik.

Shmangia me vetëdije apo pa të nga respektimi i këtij detyrimi etik, mund të paraqet shkelje etike të gjyqtarit, pasi që të njëjtat vlerësohen të jenë në kundërshtim me nenin 5.2 nën paragrafi 2.15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Nr.06/L-057 dhe me nenin 4, paragrafët 4.1, 4.2 dhe 4.4 të Kodit të Etikës Profesionale për Gjyqtar.

Opinioni gjendet në linkun në vijim:
link