Prishtinë, 25 mars 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar fazën e intervistimit me gojë, për tre kandidatë të cilët kanë aplikuar për pozitën gjyqtar në nivel të gjykatave themelore të Republikës së Kosovës, të rezervuara për komunitetin serb.
Si proces transparent, intervistimin e kandidatëve e kanë monitoruar përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe USAID.