Kryesuesi i KGJK-së ka vizituar Degën në Kaçanik të Gjykatës Themelore në Ferizaj

Kryesuesi i KGJK-së ka vizituar Degën në Kaçanik të Gjykatës Themelore në Ferizaj

Kaçanik, 22 mars 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, me bashkëpunëtorë vizitoi Degën Gjykatës Themelore të Ferizajit në Kaçanik, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i Gjykatës, Mustaf Tahiri dhe Gjyqtari Mbikëqyrës, Burhan Berisha.

Gjatë takimit, është diskutuar për veprimet që duhet të ndërmerren me qëllim të sanimit të pasojat të shkaktuara nga zjarri që përshiu një pjesë të objektit të gjykatës me datën 13 mars 2024, ku janë dëmtuar disa dosje gjyqësore dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Kryetari dhe Gjyqtari Mbikëqyrës siguruan Kryesuesin se të gjitha dosjet gjyqësore të dëmtuara janë të ruajtura në sistemin elektronik për menaxhimin e lëndëve (SMIL) dhe të njëjtat do të ri përtërihen dhe puna do të vazhdojë pa ndërprerje.

Kryesuesi Zogaj theksoi mbështetjen e Këshillit Gjyqësor për tejkalimin e kësaj situate dhe informoi të pranishmit se Sekretariati i KGJK-së e ka angazhuar kompaninë për filmimin e punimeve për renovimin e objektit nga nesër.