KGJK, pjesë e takimit të Grupit Punues Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Menaxhimin Gjyqësor, në Kroaci

KGJK, pjesë e takimit të Grupit Punues Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Menaxhimin Gjyqësor, në Kroaci

Zagreb, 19-22 mars 2024 – Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjyqtarja Teuta Ibrahimi, po merr pjesë në takimin e Grupit Punues Rajonal të Ballkanit Perëndimor për Menaxhimin Gjyqësor, i cila po mbahet në Zagreb, Kroaci.

Qëllimi i kësaj vizite, është ndarja e përvojave në zgjidhjen efikase të çështjeve civile dhe statistikat gjyqësore, hartimi i raportit për pengesat procedurale për përputhshmërinë e nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, rritja e efikasitetit të punës së gjyqtarëve, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin gjyqësor. Anëtarja e KGJK-së, ka prezantuar lidhur me rolin e KGJK-së në garantimin e gjykimit të drejtë, më konkretisht për: e drejta për gjykim të drejtë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, roli kushtetues dhe ligjor i KGJK-së në garantimin e të drejtës për gjykim të drejtë, organizimi i KGJK-së, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit si trupa relevant për të drejtën për gjykim të drejtë, gjetjet e raporteve kredibile ndërkombëtare për gjyqësorin në Kosovë, dokumentet strategjike, zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe të tjera.

Ky takim është mundësuar nga Programi i Reformës Gjyqësore për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetur nga Administrata Gjyqësore e Norvegjisë.