Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të KoSEJ III

Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të KoSEJ III

Prishtinë, 19 mars 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj mori pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Drejtues të Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ III).

Gjatë takimit, u diskutua rreth zbatimit të aktiviteteve të projektit gjatë vitit 2023 si dhe aktiviteteve të planifikuara në kuadër të objektivave të përbashkëta me sistemin e drejtësisë si dhe menaxhimi i projektit. 

Mes tjerash, u diskutua rreth analizave të të dhënave për funksionimin e sistemit gjyqësor; efikasitetit të sistemit të drejtësisë siç parashihet Strategjinë e Sundimit të Ligjit me digjitalizim të mëtejshëm dhe politikat e sektorit gjyqësor të bazuara në të dhëna; efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive përmes përmirësimit të metodave të punës me avokatët, përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe rritjes së përdorimit të ndërmjetësimit dhe të tjera.

Kryesuesi i KGJK-së, ka falënderuar përfaqësuesit e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian për mbështetjen përmes projektit, me ç’rast shprehu gatishmërinë e KGJK-së për vazhdimin e bashkëpunimit drejt rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemin gjyqësor.