Kryesuesi Zogaj, pjesë e konferencës “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu Gjyqësor për një Përgjigje Gjyqësore Efektive”

Kryesuesi Zogaj, pjesë e konferencës “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu Gjyqësor për një Përgjigje Gjyqësore Efektive”

Prishtinë, 15 mars 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në konferencën “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu Gjyqësor për një Përgjigje Gjyqësore Efektive”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Qedra AIRE dhe Gjykata Kushtetuese, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga sistemi gjyqësor, sistemi prokurorial, Policia e Kosovës, autoritetet qeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat vendore të shoqërisë civile.

Temë diskutimi në konferencë ishte përmirësimi i zbatimit të Konventës së Stambollit, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe femicidit, forcimi i sundimit të ligjit dhe i bashkëpunimit ndërinstitucional për këtë qëllim.

Kryesuesi Zogaj, gjatë fjalimit të tij për rolin e gjykatave në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, theksoi se Këshilli Gjyqësor i Kosovës po angazhohet në mënyrë aktive për të përmirësuar sistemin gjyqësor në këtë sfidë shoqërore. Po ashtu, Zogaj theksoi se duke i dhënë prioritet zbatimit të Konventës së Stambollit, KGJK po punon për të siguruar një mjedis gjyqësor më efektiv dhe mbrojtës për viktimat e dhunës, duke synuar mbrojtjen e barabartë për të gjithë.