Mbahet takimi i 322-të i KGJK-së

Mbahet takimi i 322-të i KGJK-së

Prishtinë, 7 mars 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 322-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Këshilli shqyrtoi:
• Raportin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për vitin 2023;
• Draft Strategjinë për Gjykatën Komerciale për vitet 2024 – 2025;
• Zbatimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi në Gjykatën e Apelit;
• Implementimin e Planit të Punës të KGJK-së (gjykatave, komisioneve, njësisë për inspektim gjyqësor dhe departamenteve).
KGJK propozoi kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani, për anëtar në Komisionin e noterëve.
Këshilli miratoi:
• Kërkesën e kryetares së Komisionit për Çështje Normative për lirimin e gjyqtarit, Qerim Ademaj në trajtimin e lëndëve në Gjykatën e Apelit, deri më 1 gusht 2024;
• Njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK, për pensionimin e dy gjyqtarëve;
• Ndryshimin e Planit të Punës për vitin 2023 të Gjykatës së Apelit.
Këshilli ka diskutuar për tërheqjen e kërkesave lidhur me ekzekutimin e paushallit gjyqësor deri në dhjetor 2020, sipas kritereve të përcaktuara në vendim.
KGJK, gjithashtu ka diskutuar mundësin e kompensimit të praktikantëve në gjykata, me ç’rast e ka autorizuar Komisionin për Administrimin e Gjykatave, Komisionin për Buxhet e Financa dhe Sekretariatin e KGJK-së, që t’i bëjnë vlerësimet e duhura dhe t’i paraqesin Këshillit për shqyrtim.