Prishtinë, 1 mars 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.
Gjatë takimit, u diskutua lidhur me sundimin e ligjit, zhvillimet e përgjithshme në gjyqësor si dhe çështje të ndryshme duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit, transparencën dhe rritjen e efikasitetit.
Kryesuesi i KGJK-së, ka falënderuar Ambasadorin Angılı për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ofron për Kosovën, dhe njëherit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fusha të caktuara me qëllim që të rritet efikasiteti në sundimin e ligjit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Po ashtu, Ambasadori Angılı, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit duke ofruar përvojat më të mira nga Turqia për të ndihmuar institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë për rritje të progresit.
Mes tjerash, është diskutuar për përfaqësimin e komunitetit turk në sistemin gjyqësor.
Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të sistemit gjyqësor dhe Ambasadës së Turqisë.