Prishtinë, 29 shkurt 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Avni Ahmeti dhe Zëvendës Drejtorin e Drejtoratit Ligjor në AKK, Bashkim Shaqiri.
Në këtë takim, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit për ofrimin e të dhënave për institucionet përmes ueb shërbimeve, implementimi i obligimeve në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe AKK-së si dhe çështje të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Po ashtu, u diskutua për projektet të cilat janë duke u implementuar nga AKK në funksion të rritjes së sigurisë, ndërlidhjes së databazës së agjencisë me institucionet publike dhe rritjes së fondit të shërbimeve.
Kryesuesi Zogaj dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Ahmeti, shprehën përkushtimin e KGJK-së dhe AKK-së për angazhim në kryerjen e obligimeve që dalin nga memorandumi i bashkëpunimit.