Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo

Prishtinë, 28 shkurt 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo e shoqëruar nga Koordinatori Rajonal i Sundimit të Ligjit, z. Bart de Brujin dhe Zyrtarja e Lartë e Sundimit të Ligjit, znj. Venera Ramaj.

Gjatë takimit, u diskutua lidhur me sundimin e ligjit, zhvillimet e përgjithshme në gjyqësor si dhe çështje të ndryshme duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit, transparencën dhe rritjen e efikasitetit. 

Kryesuesi Zogaj falënderoi Ambasadoren znj. Lobbezoo për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që ka ofruar Ambasada si dhe në emër të KGJK-së shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në mes të sistemit gjyqësor dhe Ambasadës Holandeze.