Prishtinë, 27 shkurt 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti ne takim Kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Isa Shala.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth reformës në Kodin e Procedurës Civile në sistemin e përmbarimit si dhe çështje të ndryshme që lidhen me përgjegjësitë e të dy institucioneve në këtë drejtim.
Me këtë rast, KGJK dhe OPPK shprehën gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve drejt arritjes së objektivave të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.