KGJK miratoi shpalljen e konkursit për 32 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

KGJK miratoi shpalljen e konkursit për 32 gjyqtarë të rinj në gjykatat themelore

Prishtinë, 22 shkurt 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 321-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për 32 pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve në gjykatat themelore si dhe komisionin për rishqyrtim të ankesave të kandidatëve.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.