KGJK ka vazhduar takimin e 321-të

KGJK ka vazhduar takimin e 321-të

Prishtinë, 22 shkurt 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka vazhduar takimin e 321-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

KGJK ka miratuar:

  • Planin e veprimit për Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për vitin 2024, me numër GJ.A.nr.94/2024;
  • Raportin vjetor për punën e administratës së Gjykatës Themelore në Gjakovë me degët në Rahovec dhe Malishevë, për vitin 2023, të paraqitur para anëtarëve nga Administratori i kësaj gjykate;
  • Anëtarët shqyrtuan rekomandimet e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës nga takimi i datës 20 shkurt 2024;
  • Caktimin e anëtarëve në komisionet e përhershme të KGJK-së;
  • Shpalljen e konkursit për kryesues dhe 4 anëtarë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me ç’rast Këshilli themeloi komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve si dhe komisionin për shqyrtimin e ankesave të kandidatëve;
  • Listën për vlerësim të performancës së kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës për vitin 2024, si dhe themelimin e komisioneve për vlerësimin e tyre;
  • Njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në SKGJK për pensionimin e një gjyqtarit të Gjykatës Supreme;
  • Refuzuan kërkesën për transferimin e një gjyqtare nga Gjykata Themelore në Ferizaj;
  • Refuzuan kërkesën e një gjyqtari porot për transferim në Gjykatën Themelore Ferizaj – Dega në Kaçanik;
  • Aprovuan shfuqizimin në tërësi të vendimet të KGJK-së lidhur me transferimin e përhershëm të një bashkëpunëtori profesional nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
  • Emërimin e gjyqtares së Gjykatës Themelore në Prizren, Edije Sezairi si dhe vazhdimin e mandatit si anëtarë për dy gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, në Komitetin Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, me mandat 3 vjeçar;
  • Ndryshimin e vendimit KGJK.nr.446/2023 për anëtarë në Komisionin për rekrutimin e gjyqtarëve nga komuniteti serb në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës;
  • Refuzuan ankesat e 3 gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan kundër Planit të punës së kësaj gjykate;
  • Dorëheqjen e një gjyqtari porot, dhe
  • Anëtarët caktuan grupin punues për hartimin e Planit të Intergritetit në përputhje me përpilimin dhe zbatimin e planeve të integritetit.