Arjeta Sadiku zgjidhet Zëvendës Kryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Arjeta Sadiku zgjidhet Zëvendës Kryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 22 shkurt 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 321-të me radhë, ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëherit anëtaren e KGJK-së, Arjeta Sadiku, në pozitën e Zëvendës Kryesueses së KGJK-së, mandati i së cilës është 3 vjeçar.
Zgjedhja e Zëvendës Kryesueses së re është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të Qerim Ademaj, i cili ishte Zëvendës Kryesues i KGJK-së.

Para anëtarëve të Këshillit, Zëvendës Kryesuesja Sadiku theksoi se është e përkushtuar që të vazhdoj angazhimin e saj për një sistem gjyqësor efikas, të qasshëm dhe llogaridhënës bazuar në Kushtetutë dhe Ligj.