KGJK mirëpret miratimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Administrative nga Qeveria e Republikës së Kosovës

KGJK mirëpret miratimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Administrative nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt 2024 – Miratimi i këtij projektligji dhe themelimi i një gjykate të specializuar për kontestet administrative dhe të punës, shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Gjykata Administrative, e cila do të organizohet në dy shkallë të gjykimit, do të jetë kompetente për të vendosur për:

  • Konfliktet administrative, përveç atyre në juridiksion të Gjykatës Supreme;
  • Kontestet nga marrëdhënia e punës, në mes të personit fizik dhe institucionit të sektorit publik, ose në mes të institucioneve të sektorit publik, si dhe
  • Çfarëdo kontesti tjetër të përcaktuar shprehimisht me ligj të veçantë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar të kontribuojë drejt reformimit të drejtësisë administrative, e cila do të ndikojë në rritjen e efikasitetit dhe do të mundësojë qasje më të lehtë në drejtësinë administrative për qytetarët e Republikës së Kosovës