KGJK dhe INL diskutojnë finalizimin e Rregullores për përdorimin e audio-video sistemeve në gjykata

KGJK dhe INL diskutojnë finalizimin e Rregullores për përdorimin e audio-video sistemeve në gjykata

Prishtinë, 12 shkurt 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, pritën në takim Drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Tamra Greig si dhe përfaqësues të tjerë nga INL.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të KGJK-së dhe INL-it, si dhe finalizimi i Rregullores për përdorimin e audio-video sistemeve në gjykata, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të Projektit të audio-video incizimit për sallat e gjykatave.

Kryesuesi Zogaj, falënderoi znj. Greig për mbështetjen drejt forcimit të kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe implementimin e këtij projekti, i cili ndikon në rritjen e cilësisë së shërbimeve të gjykatave.

Po ashtu, znj Greig ka theksuar vazhdimin e bashkëpunimit të INL edhe në aktivitetet e radhës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor.