Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 320-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.
Këshilli ka caktuar përfaqësuesit e sistemit gjyqësor në grupin punues për hartim dhe finalizimin e legjislacionit që rrjedh nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit: zëvendës kryesuesin e KGJK-së, Qerim Ademaj, kryetaren e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj, gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Zenel Leku, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Burim Ademi dhe kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama.
Raportin për vitin 2023, e kanë paraqitur:
- Koordinatori për rastet e dhunës në familje;
- Kryetarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve;
- Kryetarja e Komisionit për Çështje Normative;
- Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave;
- Kryetari i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel;
- Kryetari i Komisionit për Trajnime;
- Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, dhe
- U.D. Drejtori i Njësisë për Inspektim Gjyqësor.
Këshilli miratoi:
- Autorizimin e Kryesuesit të KGJK-së për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’, dhe
- Kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për emërimin e gjyqtarëve: Rrustem Thaqi, Naime Ahmeti dhe Shyqri Hoxha, në pozitën anëtarë në Organin Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit.