Prishtinë, 30 janar 2024 – Është mbajtur takimi i Bordit Këshillëdhënës të Institucionit të Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomik, në të cilin morën pjesë anëtarët të Bordit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Koordinatori Nacional për Luftimin e Krimit Ekonomik, Drejtoria e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, etj.
Anëtarët e Bordit, u dakorduan për rritje të bashkëpunimit ndër-institucional përmes mbledhjeve të rregullta, me qëllim të ngritjes së përgjegjësisë dhe funksionalizimit efektiv të këtij Bordi.
Po ashtu, u theksua nevoja për interpretimin e dispozitave për sekuestrimin dhe konfiskimin, qartësim dhe përmirësim të politikave ndëshkimore, si dhe u theksua nevoja për të mbajtur trajnime me zyrtarët përkatës në profilin përkatës (krim ekonomik, pastrim parash, fajde etj).